Shpëtim Saraci: Eurosong? Të zhgënjyer nga penalltia!
TIRANE-Ndihemi siç mund të ndihet ekipi kombëtar i futbollit kur shkon në një ndeshje me rëndësi jashtë vendit dhe luan 90 minuta shumë mirë, por në fund i japin një penallti që e bën të humbë, edhe pse gjatë gjithë pjesës ka luajtur bukur dhe ka qenë më lart se ekipi kundërshtar".
Kështu u shpreh dje për "Gazeta Shqiptare", kompozitori Shpëtim Saraçi, nga Suedia, në një prononcim në emër të grupit shqiptar atje.
Jo pak i prerë dhe i zhgënjyer nga skualifikimi i këngës shqipe "Identitet", që u interpretua nga Bledar Sejko e Adrian Lulgjuraj në gjysmëfinalen e Festivalit Europian të Këngës, Saraçi, gjithsesi duket krenar për atë që dhanë djemtë në skenën e Malmo Arenës.
"Interpretimi dhe përfaqësimi ynë ka qenë dinjitoz, dhe kjo, jo se e them unë, por sepse ky ishte feedback-u që morëm nga organizatorët e Eurosong dhe artistët e huaj që gjenden këtu. Jemi të kënaqur që dolëm mirë dhe jemi të zhgënjyer nga penalltia që na u dha në minutën e fundit", - theksoi kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi. Më tej, ai analizoi pak edhe finalistët e sivjetshëm, ku duket se pak vend ka mbetur për Ballkanin. "Ajo që mund të shtoj tani është se të bën përshtypje mosprania e Ballkanit në finalen e sivjetshme të Festivalit të Këngës në Eurovizion. Kjo mund të jetë edhe e rastësishme, por mundet edhe të mos jetë. I vetmi vend nga Ballkani është Greqia dhe më duket shumë pak për të përfaqësuar numrin e madh të shteteve që ka gadishulli ynë", - përfundoi prononcimin e tij për "GSH", në emër të grupit që gjendet në Suedi, Saraçi.
Më herët, këngëtari që ka realizuar edhe muzikën e këngës "Identitet", Bledar Sejko, në profilin e tij në rrjetin social "Facebook" shprehej shumë krenar për punën e bërë në Suedi. "Dita e 9-të në Suedi (një fytyrë e mërzitur), por shumë krenar për gjithë punën e kryer këto 9 ditë këtu, për seriozitetin dhe saktësinë me të cilën janë zhvilluar provat, për 3 'live'-t që u organizuan, ku grupi ynë ishte i vetmi që performoi 'live' (instrumentet dhe vokalet) dhe për performancën e sotme. Falënderoj me zemër të gjithë ata që na kanë mbështetur. Ju uroj gjithë të mirat të gjithëve", shkruante ai dje. Nga ana tjetër, pak pas skualifikimit, kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka uruar djemtë. "Megjithëse përfaqësuesit e këngës shqiptare në Eurosong, Lulgjuraj, Sejko, nuk arritën të kalonin për në fazën finale, ata bënë një paraqitje të mirë duke ndezur skenën e Eurosong në Malmo", shkruante ai në profilin e tij në FB, duke e komentuar këtë paraqitje të Shqipërisë, si të shkëlqyer.
Përfaqësimi
Jashtë finales së këtij viti janë edhe Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria e të tjera vende nga Ballkani. Shqipëria u prezantua parmbrëmë e 14-ta në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovizionit, duke përcjellë për publikun europian tingujt e rock-ut shqiptar. "Kënga jonë është për identitetin shqiptar. Një mesazh të cilin ne po përpiqemi ta ndajmë përmes tekstit, i cili flet për shpresën që një ditë edhe vendi ynë t'i bashkohet identitetit europian", - është shprehur më herët Adrian Lulgjuraj. Artistët shqiptarë e kanë shkundur skenën e Eurovizionit. Shumë mjegull, drita të forta portokalli dhe sigurisht fishekzjarrë. Këngëtarët nuk ishin vetëm në skenë. Për të sjellë tingujt rrok këngëtarët u shoqëruan edhe nga një baterist, një perkusionist, një tastierë dhe një kitarë bas. "Identitet" nga Sejko dhe Lulgjuraj u interpretua në gjuhën shqipe dhe ka tekst të Eda Sejkos.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)