E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, grabisnin taksi e dyqane

Policia greke arrestoi anëtarët e një grupi, që grabiste me armë shoferët të taksive, stacionet e furnizimit me benzinë dhe dyqanet, në rajone të ndryshme të Atikës. 

Policia arrestoi 3 shqiptarë, dy nga të cilët 23 vjeçarë dhe një tjetër 22 vjec. 

Ata u kapën, pasi dje hipën në një taksi të drejtuar nga një 27 vjeçar dhe në një pikë të rrugës e kërcënuan atë me revolver dhe thikë, morrën me vete paratë dhe e zbritën me dhunë nga makina. 

Më pas, të maskuar me kapucë në kokë dhe nën kërcënimin e një pushke gjuetie dhe një revolveri, kërcënuar punonjësin e një dyqani duke i marrë 1 000 euro, ndërsa në një stacion gazi me të njëtat armë, kërcënuan duke marrë 695 euro. 

Viktimat denoncuan dhe policia arriti të identifikojë grabitësit, edhe nga imazhet e kamerave të sigurisë (foto). 

Në shtëpitë e tyre u gjetën dhe u konfiskuan, një pushkë gjuetie, një revolver, fishekë, maska dhe doreza plastike. 

Sipas policisë, 23 vjecari shqiptar ishte i liruar me kusht, nga një dënim me burg për shtatë 7 vjet dhe 4 muaj, për katër plaçkitje kundër shoferëve të taksive, që e kishte kryer në bashkëpunim, në vitin 2009. Të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Athinës. 

Ndërkaq një shqiptar tjetër është arrestuar sepse kishte vjedhur në një magazinë 662 litra vaj dhe një sasi rakie. Policia po kërkon edhe një bashkëpunëtor tjetër në këtë vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›