Jepen diplomat e doktoratures per akademiket
Studiues në fushën e letërsisë, gjuhës, historisë, janë diplomuar pas një viti studimesh në master dhe doktoraturë. Në një ceremoni të vecantë të organizuar nga qendra e Studimeve Albanologjike, janë shpërmdarë rreth 50 diploma për akademikë të njohur, por edhe për të rinj që për rreth një vit kanë zhvilluar kërkime e kanë përgatitur teza diplome, në fusha nga më të ndryshmet. Të pranishmit i ka përshëndetur drejtori i qendrës se studimeve albanologjike, i cili ka premtuar edhe më shumë projekte, në mbështetje të studiuesve të rinj.
"Për herë të parë këtë vit është bërë e mundur që Qendra e Studimeve Albanologjike të financojë ajo vetë kërkimin shkencor të instituteve dhe bashkëpunëtorëve të vetë, nëpërmjet fondit për kërkim shkencor dhe ekselencë, të akorduar nga MASH. Janë 7 milionë skeda të leksikut, dialektologjisë dhe të gramatikës, të cilat do të vihen brenda dy vjetësh në shërbim të leksikologëve dhe studiuesve të shqipes", tha Ardian Marashi, drejtor i qendrës se studimeve albanologjike.
Pesë diplomat më të mira, në letërsi, gjuhë, muzikë, histori, arkeologji janë dorëzuar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj i cili ka premtuar fonde në rritje për kërkimin shkencor.
Edlira Sulejmani