E Diel, 1 Nëntor 2026

Singh lëshon alarmin: Ushtria e paaftë të mbrojë Indinë

Shefi i shtamadhërisë së ushtrisë së Indisë, Vixhej Kumar Singh, ka tërhequr vërejtjen se forcat e armatosura të Indisë janë të dobëta dhe të paafta për të mbrojtur Indinë.

Në një letër, që dyshohet se ka rrjedhë në media, gjenerali Singh i ka shkruar kryeministrit të Indisë, se hapësirat ajrore mbrojtëse në “97% të rasteve janë të vjetëruara”, se ushtrisë së këtij vendi i mungojnë pajisjet e nevojshme dhe se forcave tankiste të Indisë “u mungon municioni kritik për të mundur tanket armiqësore”.

Ministri i mbrojtjes, A. K. Antoni, tha se qeveria po i shqyrtonte këto shqetësime.

Politikanët nga të gjitha partitë kanë reaguar me zemërim ndaj kësaj letre.

Disa kanë bërë thirrje që shefi i shtatmadhërisë të paraqesë dorëheqje, nëse merret vesh se është përgjegjës për rrjedhjen e letrës në shtyp.

Vitet e fundit, Forcat e Armatosura të Indisë kanë filluar një proces të modernizimit, kështu që ky vend është bërë importuesi më i madh i armatimit në botë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›