E Diel, 1 Nëntor 2026

Pentagoni kërkon mjete shtesë për mbrojtjen e Izraelit

Pentagoni do të kërkojë nga Kongresi në SHBA mjete financiare shtesë për mburojën anti-raketore izraelite "Kupola e hekurt”.
Mburoja anti-raketore është e dedikuar të ndalojë raketa me rreze të vogël veprimi dhe gjatë javëve të fundit ka ndaluar mbi 80 për qind nga përafërsisht 300 raketa, të gjuajtura nga Gaza ndaj pjesëve jugore të Izraelit.
Në buxhetin për vitin 2011, qeveria e Barack Obamës dhe Kongresi ndanë 205 milionë dollarë për sistemin "Kupola e hekurt".
Në buxhetin për këtë vit nuk ka mjete për këtë program, por në buxhetin për vitin 2013, i cili fillon më 1 tetor, janë paraparë 3,1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›