“Sinjal i qartë i izolimit diplomatik”, Berisha: Rama anullon udhëtimin për në Konferencën e Mynihut

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Konferencën e Mynihut është sinjal i qartë i izolimit diplomatik.
Kështu shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sipas tij, zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe në botë dhe në 20 Shkurt ky zë do jehoi më fortë se kurrë
“Edi Rama anullon udhëtimin për në Konferencën e Mynihut. Pas dyerve të mbyllura në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit, një tjetër sinjal i qartë izolimi diplomatik. Zëri i qytetarëve opozitarë po dëgjohet në Europë dhe në botë dhe në 20 Shkurt ky zë do jehoi më fortë se kurrë”, shkruan Berisha në postimin e tij.