E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sinoptikanët: I gjithë vendi do përfshihet nga moti i keq

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga një mot i keq. Rryma të ftohta, rreshje shiu e bore kanë zënë sërisht vend gjatë 24 orëve të fundit. Veri- lindja dhe juglindja janë zbardhur nga rreshjet e bardha, ku intensiteti më i madh i tyre është rregjistruar në qytetin e Korçës me 30 cm. Edhe temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në të dy ekstremet, për të risjellë në këtë fillim pravera vlera nën minus. Moti i keq do të vijojë edhe për 24 orët e ardhshme, ku të tjera rreshje shiu dhe bore parahikohet të bien. Karakteristikë e këtij moti të keq është shpejtësia e erës deri në 20 m/s, si pasojë e së cilës pritet që të ketë probleme me trafikun detar. SHMU parashikon që pjesën e dytë të së djelës moti të stabilizohet për të qendruar i tillë deri në mesjavë, ku pritet të kthehet sërisht moti i keq

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›