E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipas ekspertëve shqiptarë krijohet imazh pozitiv për investitorët

25-03-2012 / Gazeta 55

Moody’s: Shqipëria progres në përmirësimin e ekonomisë

Në dy javë, Shqipëria mori vlerësime të larta nga dy organizma të rëndësishëm të botës ekonomike, Moodys dhe Banka Botërore. Sa e ndihmojnë notat e mira të institucioneve botërore, vendin tonë në mesin e një krize ekonomike në Eurozonë?
Sikurse pohohet edhe në argumentimet e vetë ekspertëve të agjencisë Moody’s, Shqipëria ka bërë një progres domethënës në përmirësimin e ekonomisë dhe në forcimin e institucioneve gjatë dy dekadave.
Sipas ekspertëve shqiptarë të ekonomisë dhe financave, mos ndryshimi i vlerësimit të riskut nga agjencia Moody’s si dhe mbajtja e tij në nivelin B1, përbën një sukses për Shqipërinë.
Po jetojmë në fakt në një kohë krize borxhesh, pikërisht europiane.
Në këtë pikë, e rëndësishme është edhe imazhi që krijohet në sytë e investitorëve e vendas të huaj, kur shteti shqiptar dhe qeveria e tij, merr vlerësime pozitive për riskun e borxhit.
Sipas ekspertëve, kjo tregon për një situatë marko-ekonomike të qëndrueshme.
Por, ndërkohë ndryshime të mëdha mbeten për t’u bërë. Ekspertët e Moody’s vlerësojnë se Shqipëria i ka bërë ballë krizës financiare të vitit 2008-2009, por rritja ekonomike mbetet ende poshtë niveleve të para-krizës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›