E Diel, 1 Nëntor 2026

Sipermarresi italian dy dite mbi kupolen e Shen Pjetrit

Ka plot 48 ore qe qendron ne 130 meter lartesi mbi baziliken e Shen Pjetrit.

Eshte ky biznesmeni italian Marcello Di Finizio, pronar i nje restoranti ne Trieste te Italise i cili ka zgjedhur nje forme te cuditshme per te shprehur revolten e tij ndaj nje directive te BE-se qe sipas tij eshte shkaterruese per biznesin. Ai hyri ne ambientet e kishes si nje turist i zakonshem dhe pastaj ka kapercyer kangjellat dhe eshte ngjitur mbi kupolen e Shen Pjetrit ku po qendron dy dite me rradhe.
Ne nje baner qe e kishte pergatitur dhe e mbante ne dore thuhej ai kishte shkruar: Stop kesaj masakre, shfaqja e kesaj politike horrori po vazhdon.. Papa Francisko, Ndihme!

Zemerimi i Di Finizios ka te beje me disa reforma institucionale qe do te sjellin kufizime per bizneset egzistuese. Qeveria italiane i miratoi keto reforma me sygjerimin e BE-se me synimin e nje biznesi më konkurrues. Por pronaret e bizneseve thone se investimet e tyre jane shumë të rrezikuara nga këto reforma qeveritare.

Per Di Finizion kjo eshte hera e dyte qe inskenon një proteste të ngjashme individualiste. Burime te aferta me italianin thone se ai e kishte humbur nga zjarri nje restorant dhe kishte luftuar kohe te gjate per ta rindertuar biznesin e tij permes nje kredie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›