E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ekonomike kreu i PS akuza qeverise

Kreu i PS-së, Edi Rama duke folur për gjendjen e biznesit tha se sipas te dhënave për vitin 2011 janë mbyllur gjithsej 19 mije biznese. Sipas Rames dështimi i politikave financiare po e cojne ekonominë e vendit drejt humnerës. 
“Biznesi i vogël është në rrugën e rrënimit të mëtejshëm ku me rret zvarrë prej vitesh nga kjo qeveri  dhe po shkatërrohet cdo ditë. 27.4 për qind, thuajse 1/3 më pak të ardhura nga taksa e biznesit të vogël sesa në 2009. Një rënie e tmerrshme që tregon rrënimin e biznesit të vogël në Shqipëri. Vlera e shtuar mbi xhirot dhe xhiroja e biznesit të vogël që ka pasur rënie tregojnë se gjendja e biznesit të vogël është dramatike” , u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›