Topçinjtë 2009, Memelli i 32-ti në botë

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi shqiptar Migen Memelli, me 22 golat e realizuar me fanellën e Tiranës në sezonin e kaluar, renditet i 32-të në botë përsa i përket numrit të golave të realizuar gjatë vitit 2009, duke qenë përfaqësuesi i vetëm i kampionatit tonë në listën prestigjioze.
Statistika është e Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, që ka publikuar edhe listën e golashënuesve më të mirë në top-kampionateve për vitin 2009, duke pasur në konsideratë 60 kampionate të përfunduara nga vende të ndryshme të botës.
Golashënuesi më i mirë në botë është austriaku Marc Janko i Red Bull Salzburg, autor i 39 golave në 34 ndeshje, i ndjekur nga uruguajani i Atletico Madrid, Diefo Forlan me 32 gola në 33 ndeshje.
Kamerunasi Samuel Eto’o, aktualisht me Interin në Itali, por që gjatë vitit 2009 u aktivizua me Barcelonën, me 30 gola në 36 ndeshje, ndan vendin e tretë së bashku edhe me kolumbianin Teofilio Gutierrez, 30 gola në 43 ndeshje.
Në listën e golashënuesve më të mirë janë emra të mëdhënj si David Vija (28), Zlatan Ibrahimoviç (25 gola), Diego Milito (24) apo Lionel Mesi (23).
Sulmuesi i Tiranës, Memelli, i cili ktualisht ndodhet në Rusi për tu provuar te Spartak Nalçik, ka shënuar po aq sa kolumbiani i Indipediente, Xhekson Martinez dhe argjentinasi i Apolon Lemesos në Qipro, Gaston Sangou, por këta të fundit i kanë realizuar 22 golat në harkun e 27 ndeshjeve, kurse Memelli gjatë 29 ndeshjeve.
Gjithsesi, Memelli përsa i përket mesatares së shënimit të atyre që kanë realizuar po 22 gola, lë pas uruguajanin e Ajaksit, Luis Suarez (22 gola/31 ndeshje), argjentinasin e LDU de Quito, Klaudi Bieler (22 gola/33 ndeshje), argjentinasin e Realit të Madridit, Gonzalo Higuain 22 gola/34 ndeshje).
Refik Resmja mund Pelen
Gjithsesi, Memelli, por dhe të gjithë “këpucët e arta” shqiptare është larg rekordit të legjendës Refik Resmja.
Sulmuesi i famshëm i Partizanit, me 59 golat e tij të realizuar në 23 ndeshje në kampionatin shqiptar të vitit 1951, renditet i pesti në botë ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave.
“Topçiu” absolut botëror i të gjitha kohërave mbetet amerikani Arçibald Mekferson Stark, i cili në sezonin 1924-1925 shënoi 67 gola në 44 ndeshje.
Hungarezi Ferenc Deak mban vendin e dytë me 66 gola në 34 ndeshje (sezoni 1945-1946); anglezi Uiliam Dean (60 gola/39 ndeshje/1927-1928) dhe përpara Resmjes qëndron edhe argjentinasi Hektor Skota (60 gola/57 ndeshje, 1975).
Interesant është fakti, se Refik Resmja lë emrin më të lavdishëm të futbollit botëror, vetëm “mbretin” Pele apo Edson Arantes do Nascimento, siç emri i tij i brazilianit, i cili në një sezon të vetëm, atë të vitit 158, ka shënuar 58 gola në 38 ndeshje. Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 14 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili