Skandali, politikanja italiane gjysmë e zhveshur në Facebook
ITALI- 42-vjeçarja Oriana Galasso deri dje njihej si koordinatore e Partisë Demokratike italiane në Cornate d’Adda, qytezë mes Monzës dhe Bergamos, por tashmë fama e saj ka marrë dhenë dhe shkak për këtë s’janë betejat e saj politike, por disa fotografi seksi, që 42-vjeçarja ka publikuar në profilin e Facebook, të cilat kanë ngjallur jo pak polemika.
Politikanja italiane, ka publikuar fotot e saj në rrjetin shoqëror pa asnjë kompleks, duke i lënë shikim të lirë kujtdo. Por, megjithë komentet për imazhin e saj seksi, jo të gjithë e kanë vlerësuar daljen thuajse zhveshur të një anëtareje të politikës italiane. Fotot kanë bërë xhiron e botës në web duke shkaktuar pakënaqësi tek anëtarët e tjerë të partisë, të cilët e kanë detyruar Galasso-n të zhdukë fotot.
(el.me/BalkanWeb)