Siri, 20 viktima në Homs

Të paktën 20 persona janë vrarë sot gjatë bombardimit nga forcat siriane të sigurisë të zonave të banuara në qytetin e Homsit.
Ky rast flagrant erdhi në një kohë kur rreth 50 vëzhgues të Ligës Arabe pritet të mbërrijnë sot në Siri për të inspektuar zonat e mbërthyera nga dhuna. Ndërkohë aktivistët kanë bërë thirrje që vëzhguesit të shkojnë në Homs, menjëherë pas arritjes së tyre.
Më herët vëzhguesit sirianë për të drejta të njeriut thanë se vëzhguesit duhet t`i ndalojnë vrasjet.
Këto kërkesa janë përcjellë përmes një deklarate të lëshuar nga ministria e jashtme franceze.
Kombet e Bashkuara pohojnë se më shumë se 5000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare në mars.