Teksas, ekzekuton veten dhe 6 familjarët për Krishtlindje

Festa e Krishtlindjeve është shndërruar ne një dite makthi për banoret e qytetit Grapevine ne shtetin e Teksasit, ndërsa policia vendase ka gjetur trupat e pjesëtareve te një familjeje te tere te shuar ne një apartament ne këtë zone.
Viktimat, 4 femra dhe tre meshkuj, nga mosha 10 deri ne 60 vjeç, te gjithë te gjetur pranë pemës se Krishtlindjeve, ne dhomën e ndenjes, janë ekzekutuar me pistolete.
Pas eliminimit te gjashte anëtarëve, autori i krimit, i cili besohet te jete kryefamiljari, ka vrare edhe veten.
Policia ende nuk pa publikuar emrat e viktimave. Federalet janë njoftuar nga fqinjët te cilët dëgjuan disa te shtëna. Mbeten te paqarta motivet e këtij krimi te rende ndërsa policia po vijon hetimet.