E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azerbajxhan, Presidenti fal 92 të burgosur

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev ka lëshuar sot një dekret, përmes së cilit ka dhënë amnisti për plot 92 të burgosur , përfshirë aktivistin 20 vjeçar, Xhabar Savalanli, anëtar i partisë opozitare Fronti Popullor i Azerbajxhanit.

Ai ishte dënuar në muajin maj, me dy vite e gjysmë burgim, për posedim ilegal të drogës dhe pas një postimi në rrjetin social Facebook, ku bënte thirrje për protesta kundër qeverisë.
Ndërsa Organizata Amnesty International më herët kishte lëshuar një peticion për të kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Pavarësisht numrit të madh të personave të falur, lista e sotme e presidentit nuk përfshiu 14 aktivistë të opozitës, të cilët u burgosën para tre vitesh për shkak të pjesëmarrjes në një protestë anti-qeveritare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›