Azerbaixhan-Turqi, arrihet marrëveshja për gazin

Turqia dhe Azerbajxhani kanë nënshkruar një marrëveshje për krijimin e një konsorcium që do të ndërtojë një tubacion për të transportuar gazin nga Azerbaixhani në Turqi dhe në Evropë.
Ministrat e energjisë të të dyja vendeve nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për një konsorcium midis kompanisë së energjisë në Azerbaixhan SOCAR dhe kompanisë turke TPAO.
Arritja e kësaj marrëveshje lejon që edhe të tjera kompani të naftës dhe gazit të bashkohen me konsorciumin.