Strugë, djeg flamurin maqedonas në shenjë proteste
STRUGË- Me thirrjet ‘Nëse vazhdoni kështu, ka për t’ju ndodhur edhe më keq”, një shtetas maqedonas i ka vënë flakën flamurit të Maqedonisë, para godinës së komunës së Strugës.
Akti vandal ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka bërë edhe arrestimin e së 47-vjcarit Minir Ismaili, banor në fshatin Shum të Strugës.
Burime të policisë bëjnë me dije se Ismaili është marrë në pyetje rreth djegies së flamurit, por dëshmitarët kanë rrëfyer se ai ka qenë i dehur gjatë këtij akti, ndërsa ka dashur të shprehë mllefin ndaj ofendimeve të tifozëve dhe hendbollistë maqedonas, gjatë ndeshjeve të europianit që zhvillohen në Serbi, raporton Ina.
47 vjeçari e kishte sjellë me vete flamurin, për ta ndezur atë përpara godinës së Komunës.
(el.me/BalkanWeb)