Siri: Forcat e sigurisë kanë depërtuar afër Baniasit

Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri thonë se forcat e sigurisë të këtij vendi sot kanë depërtuar afër qytetit bregdetar, Banias, dhe se janë dëgjuar të shtëna.
Banorët thanë se makinat e blinduara kanë hyrë në Baida, ku ushtarët kishin hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa forcat e sigurisë kishin hyrë nëpër shtëpi dhe kishin arrestuar njerëz.
Sipas banorëve, policia sekrete e Sirisë dhe ushtarët kishin rrethuar Baidën, që është 10 kilometra në jug të qytetit Banias, ku raportohet se së paku katër protestues ishin varë nga trupat, ditën e diel.
Raportohet se trupat e kanë bllokuar Baniasin, duke e rrethuar atë me tanke dhe janë paraqitur mungesa të ushqimit në qytet.
Protesat në Siri kanë filluar në 15 mars, ku po kërkohet që regjimi i presidentit, Bashar al-Asad, i cili është në pushtet prej vitit 2000, të bëjë reforma politike gjithëpërfshirëse.