E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, Mubarak kërkohet nga gjykata

Ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, iu komunikua sot kërkesa e një gjykate në Kajro për t`u paraqitur përpara drejtësisë për t`u marrë në pyetje, informoi e përditshmja shtetërore “Al-Ahram”. Ndonëse nuk ka ende një akuzë zyrtare, kryeprokurori i Egjiptit ka bërë të ditur se Mubarak mund të ndiqet për akuzat e vrasjes së disa qindra protestuesve dhe për përvetësimin e fondeve publike.

Nga rezidenca ku Mubarak ndodhet pranë Detit të Kuq, ai i ka cilësuar këto dy akuza si politikisht të motivuara dhe të pabazuara.

Mësohet se edhe dy djemtë e ish-presidentit, Alaa dhe Gamal, janë thirrur nga gjykata për t`u marrë në pyetje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›