Kuçi thirrje Greqisë: Duhet të njihni Kosovën

Ministri i Drejtësisë, dhe në të njëjtën kohë zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka kërkuar në Athinë njohjen e Kosovës nga shteti helen. Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për takimin e Kuçit me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Ioannis-Alexios Zeppos, në të cilin është bërë kërkesa për njohje si edhe për uljen e tarifave-taksave të sigurimeve të automjeteve, për qytetarët e Kosovës që hyjnë në Greqi.
Zeppos thuhet se i ka mirëpritur kërkesat e ministrit Kuçi dhe ka thënë se do te bëjë përpjekje që t`i ndihmojë Kosovës në fushat e përmendura, ku me seriozitet janë duke e shqyrtuar mundësinë e investimeve dhe të uljes së tarifave të sigurimeve, për automjetet kosovare që hyjnë në Greqi.