Egjipt: Ish presidenti Mubarak në spital

Raportet që mbështeten në zyrtarë të sigurisë dhe të shëndetësisë së Egjiptit, thonë se ish presidenti Hosni Mubarak është shtruar në nje spital në Sharm el-Sheik.
Hosni Mubarak, 82 vjeç, është tërhequr në 11 shkurt, pas kryengritjes popullore kundër regjimit të tij.
Pak para tërheqjes nga posti, ai vuante nga disa probleme shëndetësore.