Roma fiton në shtesë, i prish Championsin Fiorentinës
TIRANE-Kur u mendua se ndeshja Fiorentina-Roma po përfundonte në barazim pa gola, në sekondat shtesë të ndeshjes Osvaldo i ka thënë “jo” këtij rezultati, teksa ka shënuar, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Një humbje që djeg shumë për Fiorentinën në këtë fund sezoni, duke i dhënë gati fund shpresës për një vend në Champions Ligë, kur mbeten edhe tri javë nga fundi i Serisë A. Ndërsa Roma është ngjitur në vendin e pestë dhe tashmë ka siguruar një vend në Europa Ligë për sezonin e ardhshëm. Në Serinë A spikat ndeshja e së dielës Napoli-Inter, që do të luhet në mbrëmje, ndërsa Milani pret Torinon dhe Juventusi pret Palermon.
(d.b/EduartIlnica/BalkanWeb)