E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, Parlamenti shkarkon Presidentin

''Të paktën 258 senatorë dhe deputetë, nga 432 të tillë, votuan pro shkarkimit të Basescut'', deklaroi senatori i Unionit Socialliberal në pushtet, Dan Radu Rusanu.

Megjithatë, shkarkimi nga detyra i presidentit Basescu nuk mund të jetë definitiv nëse nuk bëhet i vlefshëm nga një referendum që, sipas kushtetutës rumune, duhet të zhvillohet më 29 korrik.

Në krye të shtetit do të jetë përkohësisht presidenti i Senatit, Crin Antonescu, shef i
USL-së.

Ndërkohë, Komisioni Evropian dhe Gjermania u shprehën të shqetësuara për krizën politike që ka përfshirë Rumaninë dhe për nivelin e demokracisë në vendin ballkanik që drejtohet nga një koalicion i qendrës së majtë./Start/

                                                                                             2012-07-07 14:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›