E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Gjykatës ende nuk i është dërguar Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ende nuk i ka dërguar Kuvendit të Kosovës vendimin rreth rastit të Behxhet Pacollit.
Këtë e konfirmoi Vjosa Osmani nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mësohet se është nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq pritet që t`i dërgohet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Presidencës, Grupit parlamentar të LDK-së.
 

Ndryshe, mediat kanë raportuar se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani pritet të emërohet ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës.
 

Hasani do të emërohej në këtë detyrë duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën nënvizohet se pas kryetarit të Parlamentit, detyrën e ushtruesit të presidentit mund ta kryejë kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
 

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ditë më parë e ka vlerësuar si të pranueshme ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli, duke vlerësuar kështu se vendimi për zgjedhjen e tij ka qenë jo-kushtetues.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›