Shaun Tan fiton cmimin Astrid Lindgren

Australiani Shaun Tan fitoi cmimin Astrid Lindgren si ilustruesi më i mirë i librave për fëmijë për 2011. Çmimi u njoftua në Vimmerby, në jug të Suedisë, vendlindja e autorit Astrid Lindgren. Si motivacion për cmimin ishte "Shaun Tan është një tregimtar mjeshtëror, që cel mundësi të reja për librat me figura. Botët e tij përbëjnë një univers të veçantë, ku asgjë nuk është vetë-shpjeguese dhe gjithçka është e mundur. Kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës janë pikë referimi, por tregimi i tij është universal dhe i prek të gjithë, pavarësisht nga mosha”, deklaroi kryetari i jurisë Larry Lempert, duke lexuar citimin.
Cmimi Astrid Lindgren është themeluar nga qeveria suedeze në vitin 2002 dhe cilësohet si cmimi më prestigjoz në botë për letërsinë për fëmijë. Çmimi vjetor prej 5 milionë korona suedeze u jepet shkrimtarëve ilustruesve por dhe nxitësve të leximit puna e të cilëve pasqyron frymën e Astrid Lindgren autores së Pipi Corapegjatës. Tan, i cili jeton në Melburn, ka ilustruar më shumë se 20 librave, mes të cilëve Lepuj, Sendi i humbur, Tregime nga periferia etj. Veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 10 gjuhë, duke përfshirë edhe gjermanisht, suedisht, spanjisht dhe kineze.
Delina Bitraku