E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri goditet me granata godina e partisë bath në Damask

Aktivistët sirianë thanë se disa granada goditën sot ndërtesën e partisë bath në Damask, pak kohë para se Lidhja Arabe të kundërshtonte amendamentet e presidentit Asad për planin synonte fundin e krizës.

Banorët njoftuan për disa shpërthime në qendër të kryeqyteti sirian. Ata tahnë se zjarrëfikësat ishin në zonë ku kishte prani të shtuar të policisë.

Ushtria për Lirinë e Sirisë, një grup ushtarësh dizident në Turqinë fqinje mori përgjegjësinë për sulmin.

Në se konfirmohet ky do të jetë sulmi i parë madhor mbi një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin sirian që nga fillimi i lëvizjes anti-qeveritare në muajin maj.

Lidhja Arabe tha sot se refuzoi kërkesën për ndryshimin e planeve që do të dërgonin një mision monitorues prej 500 anëtarësh për të vlerësuar situatën në Siri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›