Trupa ushtarake nga Etiopia marshojnë në Somali

Trupat ushtarake nga Etiopia kanë marshuar në Somalinë e përfshirë në luftë civile. Sipas BBC, që bazohet tek të dhënat e dëshmitarëve okularë, në rajonin Galguduud kanë kaluar kufirin të paktën 20 automjete ushtarake si dhe disa qindra ushtarë.
Qeveria e Addis Abebës i hodhi poshtë këto njoftime. Vëzhguesit mendojnë se Etiopia synon të shtojë presionin ndaj trupave radikale islamike të milicëve Al-Shabaab në Somali, që synojnë të krijojnë në vend një shteti islamik.