Breivik para Gjykatës, 8 javë në izolim të plotë

Norvegjezi 32 vjeçar Anders Breivik, e ka deklaruar veten jo fajtor përpara trupit gjykues, ndersa është shfaqur per herë të parë në seancën dëgjimore, ndërsa përballet me akuzën për akt terrorist. I dyshuari për sulmet me bombë dhe me armë, do të qëndrojë në mbikqyrje për të paktën edhe tetë javë të tjera, bëri të ditur gjykatësi Kim Heger, raporton CNN.
Sipas tij, i dyshuari, është ne dijeni të sulmeve makabër që ka kryer, por sipas tij ishin të domosdoshme. Më herët një turmë njerëzish në Oslo ka tentuar të sulmojë automjetin ku gjendej Anders Berhring Breivik, gjatë kohës që po transportohej për në Gjykatë, për seancën paraprake. Ndërkaq ai u prezantua përpara trupit gjykues, por fillimisht gjykatësit kishin deklaruar se seanca do të kryhej pa praninë e publikut dhe as të mediave. Breivik gjatë seancës ka shpjeguar arsyet që e çuan në tragjedinë që tronditi Norvegjinë. Autori i masakrës së ditës së premte në Norvegji, Anders Bering Breivik kërkoi gjatë paraqitjes së parë para Gjykatës në Oslo, që t`i lejohet të mbajë uniformë, si dhe qe gjyqi të ishte i hapur për publikun, konfirmoi avokati i Brajvik, Gejr Lipestad, duke shtuar se nuk e dinte saktë se për çfarë uniforme bëhej fjalë.
Breivik akuzohet për vrasjen e 93 personave ndersa Gjykata duhet të vendosë në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit kundër tij, që konform legjislacionit norvegjez, mund të zgjasë më së shumti deri katër javë, me të drejtë për vazhdim të saj pas përfundimit të këtij afati.
Më herët, avokati i të dyshuarit Breivik thotë se klienti i tij i ka pranuar të dy sulmet, por mohon se ka kryer ndonjë krim, pasi sipas tij, një gjë e tillë ishte e domosdoshme. Sipas avokatit, Breivik beson se veprimet e tij ishin "barbare", por të nevojshme për të sjellë një "revolucion" në shoqërinë norvegjeze. Prokurorët thanë sot se do të kërkojnë që Breivik të mbahet për një periudhë prej tetë javësh, në vend të katër javëve që është koha e zakonshme përpara se gjykatësi ta zgjasë paraburgimin.
Ndërkaq, mesditen e se henes e gjithe Norvegjia mbajti një minutë heshtje, për të nderuar viktimat e masakrës së dyfishtë në Oslo dhe Utoja. Në të tjera zhvillime nga ngjarja tragjike, mes viktimave të masakrës, rezulton e zhdukur edhe shqiptarja nga Kosova, Lejla Selaci, të paktën sipas mediave kosovare.