Marrëveshje për shkëmbimet bujqësore me Brazilin

Filho tha se qeveria braziliane dhe ministria e Bujqësisë do të mbështesë plotësisht zhvillimin e Shqipërisë.
Ai u ndal në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit të sektorëve përkatës privat, në prodhimin dhe importimin e produkteve bujqësore e blegtorale, nga Shqipëria në Brazil dhe anasjelltas. "Ne do të plotësojë çdo kërkesë që do të vijë nga pala shqiptare në lidhje me lehtësimin e tregtisë mes dy vendeve, përmirësimin e kuadrit ligjor apo dhe shkëmbimin e eksperiencave", tha ai.
Nga ana e tij, ministri Ruli shprehu interesin për zgjerimin e marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, për produkte bujqësore strategjike. Ruli vuri në dukje se zhvillimi i Brazilit në vitet e fundit është një ndër shembujt më të mirë për t'u ndjekur.
"Ky është një rast i mirë për të thelluar bashkëpunimin në fushën e tregtisë, bujqësisë dhe teknologjive të reja si dhe të mund të konkludojmë marrëveshje mjaft të rëndësishme që i hapin rrugë këtij bashkëpunimi. Marrëveshja që do të firmosim sot është mjaft e rëndësishme për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve tona, të shërbimeve veterinare, të autoriteteve të sigurisë ushqimore në lidhje me importet e prodhimeve të mishit dhe prodhimeve të tjera", tha Ruli, duke theksuar se bashkëpunimi ynë i parashikuar në këtë marrëveshje do të shtrihet dhe me gjerë. Shqipëria importon nga Brazili jo vetëm mish, por dhe produkte të tjera të rëndësishme, si kafja e sheqeri.
Disa vjet më parë kemi pasur importe dhe eksporte të vogla, por tani shkëmbimet janë rritur, dhe mendoj që shumë prodhime shqiptare mund të gjejnë vend në tregjet e Brazilit. Duke ndjekur me vëmendje zhvillimin dhe reformat tuaja, u shpreh Ruli, jemi të interesuar që të marrim sa më shumë eksperiencë, sidomos në fushën e zhvillimit blegtoral, ku Brazili nga dita në ditë po merr një rol të rëndësishëm botëror. /Start/
2012-03-26 14:03