E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevendosje Rexhepi te jape doreheqjen

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi, lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në ndeshjen e basketbollit mes ekipit të Prishtinës, Plisat dhe atij serb Bambi.

Lëvizja e Albin Kurtit e konsideron përgjegjës rexhepin për dhunën e ushtruar nga policët serbë të ardhur nga Mitrovica ndaj tifozëve shqiptarë.

“Nga sjellja e egër e njësive speciale u pa qartë se këta policë, gjysma e të cilëve serbë, kishin ardhur nga Mitrovica me një qëllim të vetëm, të rrihnin sa më shumë të rinj shqiptarë”, ka deklaruar Vetëvendosje.

Forca e tretë më e madhe në Parlamentin kosovar e akuzon Rexhepin për deklaratën e tij, se dhunën e nxitën tifozët kosovarë, para se të kryheshin hetimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›