E Diel, 1 Nëntor 2026

Hezbollahu kundër një lufte të mundshme me Izraelin

Bejrut - Ministri libanez i Informacionit, Tarek Mitri, ka deklaruar se Libani nuk kërkon të përfshihet në një luftë të re me Izraelin dhe Hezbollahu shiit i qëndron këtij pozicioni. Gjatë një konference për shtyp, ai u shpreh se "Libani nuk dëshiron të përfshihet në këtë konflikt në Rripin e Gazës dhe nuk kemi marrë asnjë shenjë nga Hezbollahu që nënkupton rrezikun që ai ta përfshijë vendin në këtë luftë", citon AFP. Ai theksoi vendosmërinë e tij në këtë pozicion teksa shtoi se "Hezbollahu është mjaft i vendosur në këtë pozicion. Nuk e kemi dëgjuar ministrin e Hezbollahut në qeveri, të thotë të kundërtën".

"Nuk mendoj se popullsia në jug të Libanit kërkon një luftë të re. Ekziston një konsensus lidhur me faktin se Libani nuk ka asnjë interes të fillojë një luftë të re në jug", këmbënguli Mitri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›