Policia spanjolle ne proteste kunder shkurtimeve
Kanë qenë rreth 100 persona. Por manifestimi i protestës të forcave të rednit në Spanjë para ministrisë së brendshme në Madrid është shenjë e një situate shuëm të vështorë në radhët e policisë. Disa sindikalistë kanë denoncuar më pas presionet për të shmangur menifestimin. “Protestojmë kundër politikës së qeverisë popullore, për shkurtimet në sektorin public në përgjithësi dhe në radhët e policisë në mënyrë të vecantë,’ është shprehur një manifestues. Ndër masat e aplikuara ka qenë dhe një reduktim prej 5 për qind i rrogës së 50 për qind punonjësve për ditët e pushimit me raport. Eshtë e vështirë. Imagjinoni një manifestim të njerëzve që kanë humbur paratë e tyre, apo të papunëve, njerëz me të njëjtat probleme si ne, dhe ty të duhet ti ndalosh, në disa raste nëse të urdhërohet do të duhet dhe ti arrestosh,” ëshët shprehur një nga manifestuesit. Agjentët e policisë nuk kanë të drejtë të protestojnë. Ata që kanë marrë pjesë në protestë ishin jashtë shërbimit dhe janë prezantuar me veshje civile. Shumë prej tyre ishin përfaqësues sindikalistë të forcave të rendit.