Monti takon Obamen ne Uashington
Kryeministri Italian Mario Monti ndodhet në SHBA ku do të diskutojë me presidnetin amerikan Barak Obama për hapat që po ndërmerr qeveria italiane për të rifituar besimin e tregjeve dhe për të nxitur rritjen përmes reformave strukturore. Kështu thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë pak orë para takimit të dy liderëve.
Në një intervistë për “Stampa”, presidenti Obama ka thënë se Italia po bën hapa mbresëlënës për të modernizuar ekonominë e saj, të reduktojë defiçitin me masat për reduktimin e shpenzimeve.
Në intervistë, Obama thotë se SHBA-të kanë interes në rritjen ekonomike të Europës dhe në suksesin e euros.
“Takimi im me kryeministrin Monti”, ka thënë Obama është hapi i fundit i një bashkëpunimi, që vazhdon.
“Italia është një prej aleatëve më të rëndësishëm dhe do të operojmë së bashku në Europë. Kur Europa është e fortë, bota është më e begatë dhe paqësore”, ka thënë Obama në një intervistë për “Stampa”.