E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan vritet lideri i Al-Kaedes

Një nga lideret më të frikshëm të Al Kaedës në Pakistan, Badar Mansoor ka mbetur i vrarë në një sulm të forcave amerikane.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Mansoor ka humbur jetën nga sulmi i një avioni të telekomanduar të drejtuar nga operativet e CIA-s ndaj një ndërtese.
Burimet saktësojne se ngjarja në fjale ka ndodhur në Miranash, zonë në territorin Tribal veri-perëndimor të Pakistanit, të njohur ndryshe si Uaziristani verior.
Ndërkohë, burime lokale njoftojnë se nga sulmi, bashkë me Mansoor kanë mbetur të vrarë edhe tre militantë të tij.
Por pavarësisht goditjeve të marra, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta deklaroi muajin e kaluar se Al Kaeda nuk është mposhtur ende dhe vazhdon të përbejë një kërcënim real.
Në një intervistë për CBS, shefi i Pentagonit bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara po ndjekin nga pas rrjetin ndërkombëtar të terrorizmit kudo që ndodhet. Mendohet se në krye të organizatës së Al-Kaedës, ndodhet mjeku egjiptian Ayman al Zaeahri, krahu i djathte i Bin Laden, dhe truri operacional i sulmeve të 11 shtatorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›