E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, të paktën 88 të vdekur nga protestat

Më shumë se 88 persona janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave anti-regjim që kanë tronditur pothuajse të gjitha qytetet siriane,në dy ditë. Në këtë mënyrë është vendosur rekordi më i përgjakshëm nga fillimi i manifestime pesë javë më parë.

Dita e sotme është më vdekjeprurësja në Siri, që nga fillimi i protestave në muajin mars. Koto ditë është kthyer një një masakër nga demostruesit sirian. Protestuesit në qytete të ndryshme siriane kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar largimin e menjëhershëm nga pushteti të Presidentit Bashar al-Assad. Forcat e sigurisë ju përgjigjën demonstruesve, duke qëlluar me armë dhe duke hedhur gaz lotsjellës.

Sipas njoftimeve, shumica e vrasjeve në protesta ndodhën në rajonin jugor Daraa, ku ka patur më tepër trazira gjatë javëve të fundit. Vdekje ka patur edhe në kryeqytetin Damask, si dhe në qytetin qendror Homs.

Ndërkohë pas rritjes së viktimave në dy ditët e fundit ka reaguar presidenti Barak Obama i cili e dënoi përdorimin e forcës në protestat në Siri dhe akuzoi presidentin Assad al Bashar duke thënë se duhen të merren masa për të dëgjuar thirrjen e popullit.
 

Ndërkohë dje është hequr gjendja e jashtëzakonshme, por demonstruesit vazhdojnë protestat . Grupe e të drejtave të njëriut theksojë se më shumë se 200 përsona kanë humbur jetën në protestat e javëve të fundit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›