Sot priten demonstrata të reja në Siri

Siria, sipas të gjitha gjasave do të përballet me më shumë dhunë gjatë ditës së sotme ndërsa familjet e protestuesve pro demokracisë që u vranë të premten po përgatiten për funeralet e tyre në të gjithë shtetin.
Agjencia Reuters ka cituar një aktivist të të drejtave të njeriut duke thënë se “funeralet do të kthehen në protesta të fuqishme, të njëjta si në funeralet e tjera”.
Forcat e sigurisë së Sirisë raportohet se kanë vrarë me armë zjarri rreth 90 protestues të premten në demonstratën që rezulton të jetë më e përgjakshmja deri më tani kundër Presidentit, Bashar Al Asad.
Presidenti amerikan, Barak Obama i ka bërë thirrje autoriteteve siriane të ndalojnë dhunën ndaj protestuesve.
Obama gjithashtu ka thënë se “në vend që të dëgjojë popullin e tij, Presidenti Asad po fajëson forcat e huajadhe kërkon ndihmën e Iranit në shtypjen e qytetarëve sirian”.