E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teherani fton Kajron të rivendosin raportet diplomatike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, i ka bërë thirrje Egjiptit që të ndërmarrë “një hap guximshëm” drejt rikthimit të marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA ka cituar ministrin iranian duke thënë se Irani është i gatshëm që të rinisë marrëdhëniet me Egjiptin por shpreson që edhe zyrtari i këtij shteti të ndërmarrë këtë hap të guximshëm.

Irani ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Egjiptin në vitin 1980 pas Revolucionit Islamik, ndërsa tani të dy vendet mbajnë vetëm “seksione të interesit” në kryeqytetet respektive.

Në filim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Nabil al Arabi, kishte deklaruar se Kajro është e gatshme “për një faqe të re” me Teheranin.

Nën udhëheqjen e Hosni Mubarakut, i cili dha dorëheqje në muajin shkurt disa javë pas protestave, Egjipti ka punuar që të verifikojë ndikimin e Iranit për shkak të shqetësimeve rreth ambicieve bërthamore të saj dhe përkrahjes për lëvizjen Hezbollah të Libanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›