E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, ushtria vret pesë civilë

"Forcat qeveritare qëlluan me mitralozë të rëndë në kampin ku strehohen refugjatët palestinezë dhe sirianët e dëbuar nga Lartësitë Golan, rajon i pushtuar dhe i aneksuar nga Izraeli, ku katër persona, përfshi një fëmijë humbën jetën", theksoi organizata.
       
"Kjo zonë ka qenë gjatë muajve të fundit arenë e përleshjeve mes ushtrisë dhe protestuesve", sipas videoregjistrimeve të publikuara në internet.
       
"Ndërkohë në qytetin e Deraas, një i ri u vra nga të shtënat gjatë kontrolleve të kryera nga forcat e regjimit të presidentit, Bashar al-Assad në Mleiha al-Atç, ku të paktën gjashtë persona u arrestuan", shtoi "OSDH".

                                                                                             2012-05-16 15:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›