E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri spanjoll kundër daljes së Greqisë nga Eurozona

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila thotë se deklarata e kryeministrit spanjoll vjen në një kohë që Spanja po trondit tregjet dhe shqetëson investitorët.
       
"Nuk duam që Greqia të dalë nga zona euro", shtoi ai gjatë një fjalimi në parlament, duke përsëritur se Spanja do të respektojë angazhimet e saj për reduktimin e deficitit publik. Kryeministri konservator i bëri thirrje gjithashtu Bashkimit Evropian të mbrojë qëndrueshmërinë e financave publike të vendeve anëtare.
       
"Masa shtrënguese po. Rritje ekonomike gjithashtu, por do të desha gjithashtu të dëgjoja një mesazh të qartë në lidhje me mbrojtjen e projektit të euros, po ashtu afirmimi i borxhit publik për të gjitha vendet evropiane, që është temë debati në këtë moment", deklaroi Mariano Rajoy.
Dalja e Greqisë nga Eurozona po bëhet një skenar gjithnjë e më i mundshëm pasi vendi tashmë do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme me 17 qershor, nga ku ekstremet e të dy krahëve pritet të dalin të fituar dhe të krijojnë qeverinë e re kundër masave të kursimeve. BE-ja nga ana tjetër ka paralajmëruar se nëse Greqia nuk mban zotimet për masa shtrënguese, nuk do t’i japë kredi për të larë borxhet, cka automatikisht con në falimentimin e shtetit helen.

                                                                                             2012-05-16 17:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›