E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asad: Populli sirian i mbështet reformat

Asad tha për televizionin rus se këto zgjedhje përfaqësonin po ashtu një mesazh se sirianët “nuk ishin të frikësuar nga kërcënimet e terroristëve”.

Komisioni qendror I zgjedhjeve tha të martën se pjesëmarrja në votime ishte 51%, por opozita tha se kjo shifër ishte një farsë.

Ndërkohë, monitoruesit e OKB-së që u qëlluan të martën u shpëtuan pasi kaluan natën me forcat rebele. 

Zëdhënësi i OKB-së, Hassan Seklawi, tha se pjesa tjetër e personelit morën skuadrën prej gjashtë monitoruesish në qytetin e Khan Sheikhounit të mërkurën./Start/F. P/

                                                                                             2012-05-16 16:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›