Greqia emëron qeverinë e përkohshme

Ministrat e emëruar janë kryesisht funksionarë të lartë dhe akademikë. Detyra e kësaj qeverie do të jetë përgatitja e zgjedhjeve të reja që do të mbahen më 17 qershor.
Qeveria e re do të betohet sot para parlamentit të zgjedhur me 6 maj, ku asnjë koalicion nuk ka shumicën e mjaftueshme për të zgjedhur kryeministrin, por Pikramenas do të ketë mbështetje, për të çuar vendin në zgjedhje, nga Pasoku, Demokracia e Re dhe Syriza.
Në Ministrinë e Financave emërohet George Zanias i cili ka drejtuar këshillin ekonomik të vendit dhe ka qenë një prej negociatorëve kryesorë të ristrukturimit të borxhit realizuar në fillim të vitit nga Greqia. Petros Molyviatis, një diplomat 83 vjeç merr postin e ministrit të Punëve të Jashtme, ku ai ka bërë një kalim në vitet 2004-2006. Ish-shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Frangos Frangoulis emërohet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
2012-05-17 09:21