Libi, 33 avionë italianë në ndihmë të NATO-s

Janë 33 avionë ushtarakë, të cilët po ndihmojnë forcat e NATO-së në Libi. Ministri i Mbrojtjes në Itali ka publikuar këtë shifër, lidhur me avionët italianë të dërguar javën e kaluar në Libi, për t`i ardhur në ndihmë operacioneve të NATO-s.
Avionët e dërguar në Libi janë Tornado, F16 Falcon, AMX, aeroplanë furnizues KC130J dhe KC767A, të gjithë në organikë të aeronautikës ushtarake.