E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, vazhdojnë demonstratat antiqeveritare

Hama, ku javën e kaluar u mblodhën 300 mijë protestues, tashmë është bërë pika qendrore e kryengritjes mbarëkombëtare kundër regjimit sirian.

Në anën tjetër, Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ndërhyrje” në punët e saj, pasi ambasadori amerikan ka udhëtuar në Hama dhe është takuar me dhjetëra protestues.

Ministria e Jashtme siriane tha se vizita e Robert Fordit ishte një “provë e qartë” e përfshirjes amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Ford ka informuar autoritetet në Damask për planet e tij.
/Start/

                                                                                             2011-07-08 15:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›