E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë thënë se në qytetin qëndror sirian, Homs, po dëgjohen shpërthime dhe gjuajtje me armë.

Mijëra sirianë të frymëzuar nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt kanë nisur protestat kundër regjimit autoritar të Presidentit, Bashar Al Asad në muajin mars.

Ky i fundit ka dërguar tanket për të sulmuar protestuesit në disa qytete, ndërsa aktivistët për të drejtat e njeriut besojnë se deri më tani 800 persona janë vrarë. Mijëra kundërshtarë të regjimit deri më tani janë arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›