E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri vijon dhuna dhe perleshjet

Rreth 200 persona kanë humbur jetën gjatë përleshjeve të fundit mes protestuesve dhe forcave qeveritare në Siri. Vëzhguesit e të Drejtave të Njeriut në Siri flasin për 47 viktima ndërsa komiteti lokal i koordiniomit bën me dije se më shumë se 78 persona kanë humbur jetën. Një video tronditëse ka bërë xhiron e botës, ku shfaqet një djalë i ri trupi i të cilit është gjymtuar nga sulmet në qyetin e Homsit.
Në veri-perëndim, dhjetra dezertorë të ushtrisë, anëtare të forcave të sigurisë dhe civilë thuhet se kanë humbur jetën gjatë përleshjeve. Në vend asgjë nuk mund të verifikohet zyrtarisht pasi mediat ndërkombëtare e kanë të ndaluar rreptësisht raportimin në Siri. Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se që prej fillimit të protestave më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën. Damasku zyrtar shprehet se ka luftuar "bandat e armatosura terroriste", që duan të destabilizojnë vendin.
Të hënën, më shumë se 70 ushtarë u vranë pasi dezertuan pozicionet e tyre. Burime siriane të opozitës thanë se ushtria ka intensifikuar fushatën e saj në Idlib përpara vendosjes se vëzhguesve të Ligës Arabe të cilët do të monitorojë zbatimin e qeverisë siriane e një inisiative për paqe. Zyrtarët e Ligës kanë bërë të ditur se vëzhguesit e parë do të mbërrijnë në vend ditën e enjte. Edhe pse ra dakort për pranimin e vëzhguesve duket se qeveria e presidentit Bashar AL Asad nuk ka ndërmend të ndalet .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›