E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, vijon dhuna, rëndohet bilanci i viktimave

E ndërsa Perëndimi dëbon ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të Sirisë, në vend dhuna nuk ka të ndaluar dhe viktimat mes civilëve rëndojnë bilancin e përgjithshëm.

Aktivistët opozitarë deklaruan se vetëm ditën e martë kanë mbetur të vrarë të paktën 91 persona, 61 prej tyre civilë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Sipas Observatorit sirian të të drejtave të njeriut me seli në Londër, viktimat janë regjistruar në disa qytete, kryesisht në veri të vendit ku aktiviteti i opozitës është më i dendur.

Nëse konfirmohen, vrasjet mbërrijnë në të njëjtën ditë kur i dërguari i posacëm i OKB-së, Kofi Anna takoi presidentin sirian Bashara al-Assad. Në këtë takim, përfaqësuesi i OKB-së i kërkoi presidentit sirian të garantojë protestat paqësore e të lirojë të burgosurit e panumërt politikë. Nga ana e tij, Assad këmbënguli se dhuna në vend shkaktohet nga grupet terroriste opozitare, të cilat sic tha ai, Damasku është zotuar t`i luftojë.

Ndërkohë, Annan pritet të raportojë nëpërmjet një video-konference në Këshillin e Sigurimit për situatën më të fundit të sigurisë në Siri, sidomos pas masakrës së Hulës, ku mbi 108 civilë u vranë nga forcat qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›