Siria, Brahimi: Ndryshimet, urgjente dhe të domosdoshme

I dërguari i ri ndërkombëtar për Sirinë ka deklaruar se ndryshimet janë “urgjente” dhe “të domosdoshme” dhe se ato duhet të përmbushin nevojat e popullit sirian.
Lakdar Brahimi ka bërë këto komente në Nju Jork, në ditën e tij të parë në punë, si i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë.
Duke folur për transmetuesin Al Arabiya, Brahimi tha se barra bie më shumë mbi qeverinë sesa mbi kryengritësit për të ndalur dhunën, e cila ka lënë të vdekur të paktën 20 mijë persona, që kur kryengritja kundër presidentit sirian Bashar Asad filloi vitin e kaluar.
Komentet e Brahimit vijnë teksa aktivistët thanë se kryengritësit kanë okupuar një objekt të mbrojtjes ajrore në lindje të vendit, afër kufirit me Irakun.