E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet pasuria e Sanaderit

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 14:00

Ish-kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader, i cili që nga arrestimi i tij në dhjetor gjendet në paraburgim në Austri, i është ngrirë pasuria në vlerë prej 4 milionë euro, kanë njoftuar mediet kroate.

Sanaderit, sipas të dhënave të fundit, i është ngrirë pasuria në vlerë prej 3.94 milionë euro, njoftoi gazeta Jutarnji List.

Gazeta theksoi se zyra e Kroacisë për luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar edhe më tutje po zhvillon hetime, për të gjetur pasurinë tjetër të ish-kryeministrit, përfshirë këtu edhe atë nëpër xhirollogari bankare.

Që nga arrestimi i Sanaderit në Austri, shkruan më tutje gazeta, në Kroaci është ngrirë pasuria e tij në vlerë prej 19 milionë kuna kroate, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, 10 milionë kuna tjera të Sanaderit janë zbuluar dhe ngrirë në Austri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›