E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia të pranoj me shkrim integritetin e Bosnjës

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 12:53

Pjesa më e madhe e politikanëve në Serbi kanë vlerësuar pozitivisht atë që kanë dëgjuar, pas përfundimit të samitit në Beograd, në të cilën morën pjesë presidentët e Serbisë dhe të Turqisë, Boris Tadic dhe Abdulah Gul, si dhe anëtarët e kryesisë së Bosnjës, Bakir Izetbegovic, Zhelko Komshic dhe Nebojsha Radmanovic.

Edhe përkundër faktit se të gjithë janë të mendimit se bisedimet mes fqinjëve duhet të vazhdojnë, qëndrimet deri diku ndryshojnë, kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin e Turqisë në këto bisedime.

Selim Beshlagic, nga radhë e Partisë Socialdemokratike të Bosnjës, si porosi më të rëndësishme nga Beogradi e sheh atë për mos-përzierje në punët e brendshme të shteteve tjera.

Sipas fjalëve të tij, marrëveshja për mos-përzierje duhet të shndërrohet në dokument, i cili duhet të nënshkruhet nga të dy palët.

“Nëse arrihet një marrëveshje e tillë dhe nëse ajo nënshkruhet, mendoj se atëherë ky do të ishte një takim tejet i rëndësishëm. Nëse gjërat mbesin në nivelin verbal, atëherë do të jetë ky edhe një takim tjetër i thjeshtë”, tha Beshlagic.

Me këtë qëndrim pajtohet edhe Beriz Belkic, nga Partia për Bosnjën.

Ai beson se hapi i parë në vendosjen e marrëdhënieve të fqinjëve të mirë bazon në respektimin e sovranitetit të shteteve tjera fqinje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›