Hipotekimi në Tiranë, qeveria miraton udhëzimin

Udhëzimi është hartuar mbi Memorandumin e përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit dhe Bashkisë së Tiranës.
Kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar këtë udhëzim, tha se ai i jep zgjidhje një problemi të madh për rreth 400 pallate dhe ndërtime në kryeqytet me këtë problematikë, duke i pajisur me leje shfrytëzimi dhe zhbllokon, vetëm me detyrimet fiskale, një kapital rreth 700-800 milion euro, por gjithashtu, në aspektin moral vjen si përmbushje e një premtimi të dhënë nga kryetari aktual i bashkisë.
"Ky është vetëm detyrimi i tyre fiskal, i bllokuar për shkak të burokracisë dhe po të kemi parasysh efektin kolateral të tyre, leverdia është 4 herë më e madhe", tha Berisha. Sipas tij, udhëzimi i jep përgjigje të plotë e përfundimtare çështjes së pallateve dhe shtesave, që arrijnë në mbi 400 në kryeqytetin e vendit. /Start/
2011-10-05 15:27